Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Hysen Metën, akuzuar për vrasjen e babait në Durrës

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Hysen

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Hysen Metën, i cili akuzohet se vrau babain e tij, Pëllumb Meta, dhe më pas e groposi trupin në kasollen e bagëtive pranë banesës familjare në Shënavlash. Ngjarja e rëndë u zbulua më 10 shkurt 2024.

Sipas organit të akuzës, Hysen Meta e kreu krimin në bashkëpunim me motrën e tij, Hygerta Meta, e cila akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe fshehje të kufomës. Për të, Prokuroria ka kërkuar 30 vite burgim.

Nga hetimet rezultoi se vëllezërit dhe motra kishin planifikuar paraprakisht eliminimin e të atit, duke siguruar armën e krimit dhe vendin ku do ta fshihnin trupin. Viktima u qëllua me katër plumba, tre prej të cilëve i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, për vëllain tjetër, Amarildo Meta, është kërkuar dënimi me 5 vite burg për fshehjen e kufomës, ndërsa për nënën e tyre, Blerina Meta, 3 vite burg për veprime që penguan zbulimin e së vërtetës.

Prokuroria e Durrësit thekson se pas kryerjes së krimit, fëmijët e viktimës kanë tentuar të zhdukin gjurmët dhe më pas kanë raportuar në polici sikur babai ishte larguar vetë nga banesa.

Vendimi për familjarët e akuzuar pritet të merret nga Gjykata e Durrësit./L.F-dritare.net