
Pse nuk ka entuziazëm në këto zgjedhje? Meçe: Dihet fituesi!
E Diel 11 Maj 2025, 17:05
Dritare.net
Arben Meçe i ftuar në Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV tha se në këto zgjedhje nuk ka entuziazëm sepse nuk ka pritshmëri për ndryshim.
“Në zgjedhjet e kaluara ka pasur entuziazëm dhe pritshmëri. Në këtë situatë që jemi tani nuk diskutohet më fitorja e Ramës, por se sa do të fitojë.
A biem dakord që ajo që e ngre adrenalinën e fushatës është pritshmëria e ndryshimit? Për sa kohë nuk ka adrenalinë nuk ka pritshmëri ndryshimi. Duhet te biem dakord se ajo që e ngre emocionin është opozita. Të gjitha këto faktorë tregojnë se nuk ka asnjë shenjë pozitive për opozitën”, u shpreh Meçe./L.F-dritare.net

















