Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: 83 mandatet janë një borxh i jashtëzakonshëm ndaj shqiptarëve

Rama: 83 mandatet janë një borxh i jashtëzakonshëm ndaj

Kryeministri Edi Rama e cilësoi rezultatin e zgjedhjeve të fundit, ku Partia Socialiste siguroi 83 mandate, si një “borxh të jashtëzakonshëm” ndaj qytetarëve shqiptarë. Nga foltorja e Kuvendit, gjatë prezantimit të programit qeverisës për mandatin e katërt, ai tha se kjo mbështetje është një përgjegjësi që kërkon sjellje të re dhe energji të freskëta në drejtimin e vendit.

“83 mandate apo mbi 50% e zgjedhësve në mbështetje janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm për mandatin e katërt. Borxh që duhet ta marrim përsipër çdo ditë, jo me fjalë, por me një vijë të re sjelljeje, qasje vetëkritike, ide dhe risi në çdo drejtim”, u shpreh Rama.

Ai përcolli edhe një mesazh për opozitën, duke theksuar se socialistët do t’i japin hapësirën e nevojshme nëse heqin dorë nga zhurma dhe bllokimet në sallë.

“Pakicës dua t‘i them se nuk është puna jonë çfarë bëni jashtë kësaj salle, por këtu, në respekt të zgjedhësve tuaj, do të keni vëmendjen tonë dhe kohën që dëshironi nëse harroni përdorimin e trupit, të duarve e këmbëve si argument dhe të zhurmës si alternativë”, deklaroi kryeministri.

Rama e përshëndeti gjithashtu kryetarin e ri të Kuvendit, Niko Peleshi, duke i uruar sukses në drejtimin e institucionit në këtë fazë që e quajti “vendimtare” për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian./l.F-dritare.net