
Rama dënon sulmin në Ankara: Ta mbështesim Turqinë në luftën kundër terrorizmit!
E Diel 1 Tetor 2023, 11:11
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin terrorist që u bë sot para parlamentit në Ankara, ku humbën jetë disa persona. Rama shkruan se ky sulm është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër.
“Sulmi terrorist në Stamboll është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit.”, shkruan Rama./K.C/dritare.net

















