Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Hiqni barrikadat, ndryshe ju presin gjoba dhe ndëshkim penal!

Rama: Hiqni barrikadat, ndryshe ju presin gjoba dhe ndëshkim penal!

Një ditë pasi paralajmëroi subjektet që kanë zaptuar hapësirat publike me tenda, mushama apo kioska, kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot të disa bizneseve nga zona e 21 Dhjetorit në Tiranë.

Postimi i Ramës

Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike të qytetarëve, krim mjedisor dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!/E.P-dritare.net