Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Jemi në udhëkryq të ri, janë rreziqe që kërkojnë disiplinë të fortë!

Rama: Jemi në udhëkryq të ri, janë rreziqe që

Kryeministri Edi Rama në fillim të fjalës së tij adresuar kabinetit dhe deputetëve, vuri në dukje arritjet e Shqipërisë nëpërmjet punës së qeverisë.

“Sot jemi në këtë mbledhje të posaçme të fund muajit ku këtë rashë do të jetë qeveria që do të raportojë përpara grupit dhe duke qenë se temat e posaçme që lidhen me çdo sektor do të trajtohen nga ministrat përkatës, unë dëshiroj të ndaj këtu me ju duke përfituar dhe nga prania e publikut dhe zgjedhësve tanë, opinioni ë kam krijuar lidhur me situatën komplekse ku ndodhemi jo thjeshtë në, shumica qeverisëse po vendose. Pas një fitoreje historike të zgjedhjeve, pas çeljes të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE në një kohë rekord, si dhe pas zhvillimeve ë lidhen sa me ecurinë dhe me fatin e reformës historike në drejtësi, aq dhe me rrugën e rritjes ekonomike, qëndrueshmërisë ekonomike dhe shpërbërjes demokratike.

Për hir të vërtetës besoj që duhet të shohim së bashku se jemi në një udhëkryq të ri. Ekonomia vazhdon të ecë. Shqipëria vijon të shkëlqejë duke u vlerësuar respektuar të marrëdhënieve ndërkombëtare. Projektet në zhvillim, në këtë mandat janë më të domethënëse për nga impakti se më parë, udhëkryqi ku ndodhemi sot paraqet sipas meje disa rreziqe që kërkojnë një kuptim të drejtë, një adresim të vendosur dhe një disiplinë të fortë nga ana jonë. Përndryshe Shqipëria rrezikon të bëjë në vend numëro duke humbur kohën më të çmuar dhe mundësia për të madha që ka pasur për tu ngjitur aty ku prej dekadash e shekujsh e kërkon amaneti i Skënderbeut e Ismail Qemalit”, tha Rama.