Kreu i ARRSH-së: Ja kur do të ndërtohet rruga e re për në juglindje!
E Martë 24 Shkurt 2026, 18:06
Dritare.net

Pas rrëshqitjeve të dheut në aksin Përrenjas-Librazhd, drejtori i ARRSH-s, Ami Kozeli, ka bërë me dije planet për ndërtimin e një rruge të re. Ai theksoi se nuk ka ende një afat të saktë për përfundimin e hetimeve dhe mohoi lidhjen e dëmtimit me marrjen e inerteve nga lumi Shkumbin, duke nënvizuar se erozioni në këtë zonë ka qenë i pranishëm prej vitesh.
“Ky aks i ri është 1.3 km nuk mund të them një afat konkret kohor. Përgënjeshtroj që fenomeni ka ndodhur si pasojë e marrjes së inerteve. IKMT ka zhvilluar kontrollet dhe nuk ka rezultuar që kjo ka ndodhur si pasojë e punimeve të kompanisë kontraktore. Në atë zonë prej vitesh ka erozion”, tha ai./K.C/dritare.net