Rama kritikon Evropën në Estoni: Koha për ndryshim të madh gjeopolitik
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Estoni, mori pjesë në panelin hapës të Konferencës “Lennart Meri”, një prej forumeve më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë, diplomacisë dhe të ardhmes së Evropës. Në fjalën e tij, Rama përdori një shprehje të fortë dhe të pazakontë, duke i cilësuar shqiptarët si “talebanë perëndimorë”, me të cilën nënvizoi, sipas tij, kursin e palëkundur transatlantik të Shqipërisë dhe besnikërinë ndaj aleancës perëndimore. Kryeministri nuk mungoi as me batuta gjatë fjalimit, duke thënë se kishte sjellë “pak diell nga Shqipëria” në një vend që e përshkroi me humor si “i mbuluar nga errësira”, duke krijuar atmosferë më të lehtë në sallë.
Shqiptarët janë talebanë perëndimorë. Çfarë do të thotë kjo? Ne jemi me aleancën Trans-Atlantike deri në fund, çfarëdo që të jetë. Dje pata nderin të merrja pjesë në një ceremoni shumë të bukur në Gjermani, ku u nderua Marjo Dragri me një titull. Nuk dua të provokoj askënd këtu, por jam shumë i tunduar të heq jo një paralele, por të bëj pikënisje ish-Bashkimin Sovjetik, kur vjen fjala si gjërat kuptohen apo perceptohen, por nuk trajtohen. Kjo është tunduese, jo se Europa mund të bëhet BS, por sepse ka një pyetje themelore që kërkon përgjigje. “A mundet Europa të lejojë imperativat e mbrojtjes, ankthin gjeopolitik dhe përgjigjet e fragmentarizuara për të krijuar një mungesë afatgjatë ekuilibri mes ambicieve të sigurisë dhe asaj që unë e quaj qëndresa e civilizimit? Çka me fjalë të tjera do të thotë se po përballemi me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë përparësitë ekonomike dhe fragmentarizimi burokratik dobëson reagimin, çka na çon në një tjetër pikë, e cila është që legjitimiteti politik minohet nga kërkimi për fuqi ushtarake. Të gjitha këto gjëra më shqetësojnë për atë se ku po shkon Europa. Europa në vend të fajësojmë, të rivlerësojmë pozicionin tonë duke drejtuar gishtin drejt Presidentit Trump, na duhet të bëjmë një vlerësim të mirëfilltë dhe të kuptojmë se konteksti ka ndryshuar. Kemi shumë barriera brenda vetes sonë që na bëjnë të mos dukemi të fortë kur reagojmë. Europa të trajtojë problemet strukturore”, tha Rama./K.C/dritare.net