Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në ceremoninë prestigjioze në Gjermani: Mario Draghi nderohet me Çmimin “Karli i Madh” 2026!

Rama në ceremoninë prestigjioze në Gjermani: Mario Draghi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë prestigjioze të ndarjes së Çmimit “Charlemagne Prize” në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të këtij eventi europian.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Rama e cilësoi si “kënaqësi dhe nder” pjesëmarrjen në ceremoninë ku ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane dhe ish-kryeministri italian, Mario Draghi, u vlerësua me Çmimin “Karli i Madh” 2026.

Ky çmim konsiderohet një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës. Sipas Ramës, Draghi u nderua për rolin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe për mbështetjen ndaj projektit të një Europe më të bashkuar.

Kryeministri theksoi gjithashtu vizionin e Draghit për një Europë me treg më unik, me aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme dhe me fuqi prodhuese e konkurruese më të madhe në arenën globale.