Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pesë italianë humbin jetën gjatë një zhytjeje në Maldive

Pesë italianë humbin jetën gjatë një zhytjeje në

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën gjatë një aksidenti tragjik gjatë zhytjes me skafandër në Maldive, në zonën e Vaavu Atoll, rreth 100 kilometra në jug të kryeqytetit Malé.

Sipas autoriteteve maldiviane dhe Ministrisë së Jashtme italiane, ata po eksploronin shpella nënujore në një thellësi prej rreth 50 metrash, por nuk arritën të riktheheshin në sipërfaqe. Ekuipazhi i anijes me të cilën udhëtonin dha alarmin pasi grupi rezultoi i zhdukur për disa orë.

Katër prej viktimave ishin pjesë e një ekipi kërkimor të Universitetit të Gjenovës, përfshirë profesoren e ekologjisë detare, Monica Montefalcone, vajzën e saj Giorgia Sommacal, si edhe dy studiues të biologjisë detare. Viktima e pestë është identifikuar si instruktori i zhytjes dhe menaxheri i operacioneve të anijes, Gianluca Benedetti.

Pesë italianë humbin jetën gjatë një zhytjeje në

Forcat ushtarake të Maldiveve njoftuan se një trup është gjetur në një shpellë rreth 60 metra nën ujë, ndërsa katër viktimat e tjera besohet se ndodhen në të njëjtën zonë. Operacioni i kërkim-shpëtimit është cilësuar me rrezik shumë të lartë për shkak të kushteve të vështira dhe motit të trazuar në det.

Universiteti i Gjenovës shprehu “ngushëllimet më të thella” për humbjen e anëtarëve të ekipit të tij, ndërsa mediat italiane e kanë cilësuar ngjarjen si një nga aksidentet më të rënda të zhytjes në historinë e Maldiveve.

Maldive konsiderohet një nga destinacionet më të njohura në botë për zhytje dhe eksplorim nënujor./L.F-dritare.net