Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama mbledh grupin parlamentar, ja porositë për deputetët!

Rama mbledh grupin parlamentar, ja porositë për deputetët!

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit, në një takim ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Mbledhja ka qenë rutinë dhe është fokusuar në diskutimin e axhendës parlamentare dhe zhvillimeve të ardhshme politike.

Rama mbledh grupin parlamentar, ja porositë për deputetët!

Gjatë takimit, kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve dhe ministrave që të jenë më aktivë në terren dhe të zhvillojnë takime të vazhdueshme me qytetarët. Ai ka theksuar rëndësinë e zbatimit të kësaj porosie në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë”, ku qeveria synon adresimin e problematikave në të gjithë vendin.

Rama mbledh grupin parlamentar, ja porositë për deputetët!

Gjithashtu, Rama ka kërkuar vëmendje të shtuar edhe ndaj procesit të zgjedhjeve të brendshme në parti, duke nënvizuar angazhimin organizativ të strukturave.

Tashmë Partia Socialiste ka nisur turin “Punët për Shqipërinë”, i cili fokusohet në komunikimin me qytetarët dhe përgatitjet për zhvillimet politike, përfshirë edhe zgjedhjet lokale që pritet të mbahen pranverën e ardhshme./L.F-dritare.net