Rama: Më hiqni mallin e Bashës me llogaritë, 450 mln euro të inceneratorëve nuk ekzistojnë!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të hedhura nga opozita lidhur me luftën kundër korrupsionit, duke iu referuar gjithashtu dhe hapjes së të gjithë grupkapitujve në BE, kjo një përgjigje për të gjitha ato çfarë u thanë nga demokratët.
Ndër të tjera, Rama iu referua dhe statistikave të Eurostat duke bërë me dije se Shqipëria ka risk më të ulët për varfërinë sesa vendet e tjera në Ballkan. Gjithashu ai iu përgjigj dhe akuzave të Gazment Bardhit, i cili tha se paratë e vjedhura nga inceneratorët dhe tenderat, mund t’i kishin kaluar për rritjen e pensioneve. Kryeministri tha se asnjë shifër nga ato që pretendon opozita nuk figuron në asnjë dosje hetimore.
“Duhet të ndani opinionet nga akuzat. Ndajini këto dhe jeni në rregull me rregulloren. U ngacmova dhe nga deputeti që po më rri përballë, tregon që ligji nuk e ka afektuar, dhe po isha në Bruksel dhe Shqipëria hapi të gjithë kapitujt e negociatave, dhe meqë pyetej çfarë mendojnë ata për luftën kundër korrupsionit, po të them që ata mendojnë së si sot korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë (qesh opozita).
Po të mos e mendonin, nuk do t’i hapnin kapitujt. Ndërkohë juve nuk e keni kuptuar që në këtë vend punët janë ndarë, dhe për sa kohë do të vazhdoni të bëni prokurorinë popullore, për aq kohë do të vazhdoni të jeni aty dhe gjithmonë më të tkurrur. Tani natyrisht nuk jemi për të diktuar për ju, por meqë më ngacmoi ,dhe prandaj nuk vij që mos të ngacmohem.
Dua ta nis pikërisht me varfërinë dhe me të ardhurat. Sepse pikërisht këtu tek raporti me varfërinë qëndron dhe arsyeja përse jemi në mandatin 4. Dua ta nis duke cituar Eurostat ‘Shqipëria ka një nivel më të ulët rreziku për varfërinë sesa Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Turqia. Shqipëria është më pranë mesatares së BE në aspekt’, këtë e thotë eurostat. Lidhur me ndryshimin e peshës së ushqimit në buhet që ishte afro 15% kur ne morën detyrën dhe sot është nën 40%.
Sipas bankës së Shqipërisë të ardhurat reale janë rritur mesatarisht 4-5% në vit në periudhën 2021-2024. Po e mbyll me fondin monetar ndërkombëtar, i cili jo më larg se pak ditë më parë tha se Shqipëria është një ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë më politika fiskale dhe monetare të kujdesshme. Këto janë burime të padyshimta. Ndërkohë që dëgjova këtu që në Shqipëri paska një taksë korrupsion dhe me 450 milionë euro të inceneratorëve mund të bëhej një rritje agresive e pensioneve. Ky 450 milionë euroshi, është thjeshtë aritmetika e atij që mua më mungon shumë, por e kujtoj përmes jush. 7x 7=42. Ky konstatim nuk figuron asgjëkund në asnjë nga fashikujt e një çështje të hetuar prej shumë vitesh. As 45 nuk duken asgjëkund. Gënjeshtrat tuaja, janë me dhjetëra herë mbi realitetin”, tha Rama.