Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama nderohet me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe

Rama nderohet me medaljen më të lartë të Emirateve të

Kryeministri Edi Rama është nderuar me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe nga Presidenti Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Rama e cilësoi këtë vlerësim si një nder të madh për Shqipërinë dhe një shenjë të fortë miqësie mes dy vendeve.

Njoftimi i plotë i kryeministrit Rama

"Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, Lartësinë e Tij Sheikh Mohammed bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët.", shkruan Rama./K.C/dritare.net