Na ndiqni edhe në

Shqip

Kush e ndërtoi rrugën që po mbyt Shkodrën! Flet inxhinieri Dhimitër Vogli

Kush e ndërtoi rrugën që po mbyt Shkodrën! Flet inxhinieri

Inxhinieri Dhimitër Vogli i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV ka zbërthyer me detaje teknike rastin e përmbytjes në Shkodër. Vogli u përqendrua te ndërtimi i rrugës nga Harku i Bërdicës drejt Urës së Bahçallëkut. Ai shpjegoi se dikur, kur Drini kishte prurje të mëdha, uji vërshonte dhe kalonte në fushë me një lartësi të vogël prej 10-15 cm, duke përfunduar në det pa shkaktuar dëme madhore. Por, rruga e re u ngrit 60-70 cm më lart, duke u kthyer efektivisht në një barrierë.
"Rruga e re u bë si prag. Uji që del nga hidrocentrali nuk shpërndahet më në fushë, por kthehet mbrapsht, mbush liqenin e Shkodrës dhe përmbyt qytetin, Obotin dhe Dajçin," argumenton Vogli. Kjo ndërhyrje ka prishur ekuilibrin hidraulik të zonës, duke bërë që përmbytjet të jenë më të shpeshta dhe më agresive, pavarësisht se prurjet mund të mos jenë në nivele historike./dritare.net