Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arratisja e Altin Ndocit, reagon Policia e Shtetit

Arratisja e Altin Ndocit, reagon Policia e Shtetit


Altin Ndoci u arratis sot nga spitali i Durrës ku ishte shoqëruar nga Policia e Burgjeve për të kryer një vizitë mjekësore të planifikuar, konkretisht në repartin e Infektivit. Ndoci ankohej për shqetësime në veshka. Për arratisjen e Ndocit ka reaguar edhe Policia e Shtetit e cila thotë se për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci nga burgu i Durrësit në spital, nuk është kërkuar mbështetje me forca të rendit.

“Policia e Shtetit merr masa kur njoftohet nga burgjet, por për këtë rast nuk jemi njoftuar dhe nuk na është kërkuar ndihmë”, thotë policia për ReporTv.\K.C/dritare.net