Rama në Arabinë Saudite: Perëndimin e ka mbytur inercia!
Dritare.net

Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite në Riad, pjesë e panelit të edicionit të 9-të të Future Investment Initiative.
Mbretëria Saudite është një model për vizionin e vendeve në zhvillim, kështu e cilësoi Rama duke marrë si shembull përmbysjen e shkretëtirës dhe ndërtimin e një arkitekture madhështore.
Rama u shpreh se sot në Perëndim nuk mbizotëron ndjesia e imagjinatës si frymëzimi për të bukurën dhe përmirësimin, por inercia e mërzitshme nga marrja si të mirëqenë të asaj çfarë është trashëguar nga e kaluara.
Estetika një domosdoshmëri e madhe. Rama mori si shembull kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe kur vendosi të lynte me bojë ndërtesat, për qytetarët tha në ato kohë ishte vetëm një punë fasadë.
“Me duhet të ndaj bindjen time të patundur që ka vende të mrekullueshme që mund të jenë të varfëra, por nuk ka vende të shëmtuara të begatë dhe të pasura. Ka lidhje të drejtpërdrejtë të bukurisë dhe begatisë.
Unë besoj nëse sot Mbretëria Saudite është një model, lidhet shumë me vizionin pjesë e të cilit është bukuria, transforimi që është fizik, është i prekshëm dhe të tregon që gjithçka është e mundur. Synimi për ta transformuar këtë shkretitë në Firence 2.0, është saktësisht vizioni. Ajo që po përjetojmë sot në perëndim ,është inercia. Ajo me të cili ndeshemi në pjesën e gjirit dhe një pjesë të tjera të botës, është imagjinata. Imagjinata ushqehet nga inovacioni, nga nevoja për tu ngjitur më lart, për të bërë kapërcime. Imagjinata lidhet me bukurinë. Pas kthimit nga aeroporti mbrëmë, munda ta shihja ,që ka një energji ndryshe ë këtë vend. Ka një kuptim ndryshe të hapësirës dhe bashkëjetesës vetëm duke parë skulpturat e gjelbëra në anët e rrugëve.
Njerëzit me akuzonin kur isha kryetar bashkie dhe lyva me bojë ndërtesat e qytetit, me thonin kjo është fasadë. Cfarë makthi do të ishte nëse njerëzit nuk do të kujdeseshin sesi do të dukeshin.
I kemi marrë të mirëqena ato që kemi. Tashmë jemi tek inercia e mërzitshme. Ja përse këtu ka një ndjesi që jeta ime po ecën mirë, po jo vendi im. Në ato vende që janë parë për një kohë të gjatë qe gjërat kanë shkuar mirë, po përballen me mërzisë e inercisë”, tha Rama./dritare.net