Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U godit me thikë nga kolegu, ky është kuzhinieri Indrit Ismaillari që humbi jetën te Komuna e Parisit

U godit me thikë nga kolegu, ky është kuzhinieri Indrit

Personi në foto është kuzhinieri Indrit Ismaillari, i cili u vra me thikë gjatë një konflikti në lokalin “City Lounge” në zonën e Komunës së Parisit. 34-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, 41 vjeç, i cili ushtronte detyrën e picierit në të njëjtin biznes.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve. Sipas burimeve, autori i dyshuar është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të kolegëve dhe dërgimit të të plagosurit në spital, Indrit Ismaillari, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Filip Shehu, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit. Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit./dritare.net