Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Forumin Global të Investimeve në Riad

Rama në Forumin Global të Investimeve në Riad

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII), forumin global që përcakton axhendën e investimeve botërore, i cili po zhvillohet në Riad, Arabinë Saudite.

Ngjarja mbledh liderë politikë, investitorë ndërkombëtarë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve, zhvillimin e teknologjive të reja dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit ekonomik.

Rama në Forumin Global të Investimeve në Riad

Në mbërritjen e tij në Riad, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar u pritën nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.

Pjesëmarrja e Ramës në këtë forum synon të forcojë lidhjet ekonomike dhe të promovojë mundësitë e investimeve në Shqipëri./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)