
Rama: Nga "tokë e xanun" në hapësira komunitare, nis transformimi urban në Tiranë
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se një tjetër hapësirë publike në Tiranë, ajo pranë zonës së 21 Dhjetorit, është liruar nga zaptimi dhe do të transformohet me projekte të reja komunitare.
Sipas kreut të qeverisë, 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në terren për të inventarizuar hapësirat urbane të dëmtuara dhe për të nisur fazën e projektimit të tyre. Këto hapësira, pasi të pastrohen nga ndërtime të paligjshme apo zënime të paligjshme, do të kthehen në zona funksionale për komunitetin.
"Në këtë nismë janë angazhuar mbi 100 arkitektë të njohur ndërkombëtarë, që punojnë edhe në Shqipëri, të cilët do të ofrojnë projekt-idetë e tyre falas, si pjesë e një kontributi për zhvillimin urban dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Kjo është pjesë e aksionit më të gjerë të qeverisë për të liruar hapësirat publike të zëna në qytete të ndryshme dhe për t’i kthyer ato në zona të gjelbëra, argëtimi apo shërbimi për komunitetin.
Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më “tok e xanun”, por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre", shkruan Rama./L.F-dritare.net

















