Rama për protestën: Aq sa më zhgënjejnë fjalimet, aq më argëtojnë memet
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën duke komentuar në rrjetet sociale debatet dhe memet e krijuara rreth asaj që ai e cilëson si “revolucioni imagjinar i flamingove”.

“ROFTË MEMEMANIA

Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove!

Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë", shkruan Rama krahas fotove me pankartat e protestuesve./L.F-dritare.net