
Rama publikon pamjet nga aksioni në Lungomare: Një tjetër plazh publik iu rikthyer qytetarëve!
E Shtunë 12 Korrik 2025, 12:12
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Lungomare të Vlorës.
Kreu i qeverisë shprehet se një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer turistëve dhe qytetarëve.
Ndërkohë bëri thirrje që të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës.
“Në Lungomaren e Vlorës një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer turistëve dhe qytetarëve, ndërkohë që i inkurajoj të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës”, shkroi Rama./E.P-dritare.net

















