
Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Porda
Dritare.net
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Porda, janë bërë lëvizje të rëndësishme në disa pozicione kyçe brenda strukturave policore të Tiranës dhe disa qyteteve të tjera.
Në vijim janë emërimet e reja:
Idriz Daulle, nga pozicioni i Zëvendësdrejtorit për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5 në Tiranë.
Besmir Qebini, më parë Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, merr detyrën si Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.
Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.
Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.
Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.
Elton Shahini merr detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.
Këto ndryshime synojnë forcimin e strukturave policore dhe përmirësimin e menaxhimit në një periudhë ku siguria dhe rendi publik janë prioritet i lartë për institucionet e rendit./K.C/dritare.net

















