Rama: Së shpejti do i sjellim Shqipërisë një investim edhe më të madh sa ai në Zvërnec
Tuesday 9 June 2026, 21:09
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama nga Fieri ka paralajmëruar ardhjen e një tjetër investimi strategjik me përmasa të mëdha në Shqipëri, duke bërë të ditur se projekti pritet të zhvillohet në zonën mes Kavajës dhe Durrësit. Sipas tij, investimi i ri mund të jetë i njëjtë ose edhe më i madh se ai i parashikuar në Zvërnec të Vlorës, i vlerësuar në rreth 4 miliardë dollarë.
“Edhe të tjera investime kaq të mëdha do i sjellim Shqipërisë. Shumë shpejtë do shikoni dhe jam shumë kurioz ça do thonë për atë. Do i sjellim një investim po aq të madh, mbase edhe më të madh, diku mes Kavajës e Durrësit. Dhe do shikojmë ça do thonë për atë”, tha mes të tjerash Rama./K.C/dritare.net