Reforma Territoriale/ Mazniku: Procesi, me apo pa opozitën nuk ndalet më!
Dritare.net
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale do të nisë punën pavarësisht bojkotit të opozitës, e cila mungon për herë të katërt radhazi. Kështu njoftoi sot bashkëkryetari i komisionit, Arbjan Mazniku, i cili shtoi se opozitës i janë dhënë të gjitha garancitë për pjesëmarrje, por mungesa e saj ka bllokuar punën e komisionit për gati dy muaj.
Mazniku theksoi se reforma duhet të përmbyllet deri në korrik, në mënyrë që të respektohen afatet për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Ai shpjegoi se puna e komisionit do të zhvillohet në tre faza: konsultime në terren gjatë shkurtit, konsultime tematike në mars dhe hartimi i draftit të reformës në prill–maj.
Mazhoranca ka kërkuar ndryshim të formulës së komisionit, duke shtuar një anëtar dhe duke kaluar nga bashkëkryesi në modelin kryetar–nënkryetar, me qëllim zhbllokimin e procesit. Sipas Maznikut, opozita mbetet e mirëpritur të marrë pjesë në çdo fazë të reformës./L.F-dritare.net