Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkundet tregu i bulmetit. Qeveria nis nesër sekuestrimet për çdo produkt pa faturë

Shkundet tregu i bulmetit. Qeveria nis nesër sekuestrimet për

Qeveria shqiptare do të nisë nesër një aksion të gjerë për sekuestrimin e produkteve të bulmetit që tregtohen pa faturë tatimore. Aksioni, i paralajmëruar disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, synon të luftojë evazionin fiskal dhe të garantojë sigurinë ushqimore, sidomos në kushtet e temperaturave të larta të verës.

Në deklaratën e tij, kryeministri Rama u shpreh:

“Drejtoria e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë, sepse nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo shishe qumështi dhe bulmeti pa faturë. Është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, dhe është edhe e rrezikshme në këtë fazë të vitit dhe me këto temperatura të larta, sepse mund të shkaktojë helmime që mund të evitohen. Nga e hëna e ardhshme nuk kemi më paralajmërime, por vetëm sekuestrime në dyqane dhe në tregje”, tha Rama.
Aksioni do të shtrihet në tregje, dyqane dhe njësitë e shitjes me pakicë e shumicë, ku çdo produkt i bulmetit që nuk shoqërohet me faturë tatimore do të sekuestrohet menjëherë.

Qeveria e konsideron këtë ndërhyrje si pjesë të një fushate më të gjerë për formalizimin e tregut dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ndërkohë që kontrollet do të shoqërohen edhe me masa ndëshkuese për subjektet që shkelin ligjin./K.C/dritare.net