Na ndiqni edhe në

Bota

BE-ja dhe Meksika kundërshtojnë tarifat e reja të Trump

BE-ja dhe Meksika kundërshtojnë tarifat e reja të Trump

Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë reaguar me zhgënjim ndaj kërcënimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj importeve të tyre duke nisur nga 1 gushti.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi masa kundërpërgjigjeje nëse këto tarifa hyjnë në fuqi, ndërsa Meksika i quajti “të padrejta” dhe theksoi se sovraniteti i saj nuk është i negociueshëm.

Trump paralajmëroi rritje të mëtejshme tarifash nëse BE-ja ose Meksika hakmerren me masa të ngjashme.

Tarifa të reja do të vendosen edhe ndaj Japonisë, Koresë së Jugut, Kanadasë dhe Brazilit. BE-ja dhe SHBA nuk arritën marrëveshje tregtare para afatit të 9 korrikut, dhe tensionet po rriten.

Franca dhe Gjermania e kundërshtuan ashpër këtë veprim, ndërsa Italia shprehu shpresë për një marrëveshje.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum shprehu besim për një zgjidhje, por theksoi se “sovraniteti nuk negociohet kurrë.”

Administrata Trump ka propozuar tarifa për 24 vende dhe për BE-në, dhe synon të arrijë “90 marrëveshje në 90 ditë”. Deri tani janë arritur vetëm dy me Britaninë dhe Vietnamin./K.C/dritare.net