Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria drejt BE-së, jepet drita jeshile për raportin IBAR

Shqipëria drejt  BE-së, jepet drita jeshile për raportin IBAR

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, pasi COELA i ka dhënë dritën jeshile raportit të Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme (IBAR), i cili vlerëson progresin e deritanishëm të vendit në negociatat me Bashkimin Europian.

Mësohet se të 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë arritur dakordësi për një draft të përbashkët, i cili pritet të kalojë në mbledhjen e COREPER, ku marrin pjesë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së.

Pas këtij hapi, vëmendja do të zhvendoset te Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e planifikuar për më 26 maj, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Edi Rama. Kjo fazë konsiderohet kyçe për avancimin e mëtejshëm të negociatave dhe procesin e mbylljes së kapitujve.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh se vendi po mbyll një javë të rëndësishme në rrugëtimin europian, duke vlerësuar punën e institucioneve të përfshira në përmbushjen e kritereve dhe objektivave të kërkuara nga Bashkimi Europian./L.F-dritare.net