Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria “magnet” për turistët. Mbi 609 mijë vizitorë në mars!

Shqipëria “magnet” për turistët. Mbi 609 mijë

Shqipëria vijon të konsolidohet si një nga destinacionet turistike në rritje në rajon, duke regjistruar shifra pozitive edhe në fillim të vitit 2026.

Sipas njoftimit të ministrit të Turizmit, Blendi Gonxhja, gjatë muajit mars vendi mirëpriti 609,363 vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje me 59,598 turistë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ose rreth 11% më shumë.

Këto shifra konfirmojnë trendin në rritje të turizmit në vend, në një kohë kur sfidat globale vazhdojnë të ndikojnë sektorin në shumë vende të botës.

Ministri theksoi se Shqipëria po spikat gjithnjë e më shumë si një alternativë e sigurt dhe tërheqëse për turizmin gjatë gjithë vitit. Ai nënvizoi se diversiteti i ofertës turistike – nga natyra e pasur dhe trashëgimia kulturore, te mikpritja, kulinaria dhe jeta artistike – po tërheq vëmendjen e vizitorëve të huaj.

Rritja e vazhdueshme e numrit të turistëve shihet si një tregues pozitiv për ekonominë e vendit dhe një sinjal i qartë i forcimit të imazhit të Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të turizmit./L.F-dritare.net