Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Etel Haxhiaj sfidon policinë amerikane gjatë arrestimit të një emigranteje

Etel Haxhiaj sfidon policinë amerikane gjatë arrestimit të

Një situatë kaotike është regjistruar në qytetin Worcester të Massachusetts-it, kur rreth 25 persona u përplasën me agjentët e Emigracionit (ICE) dhe policinë lokale gjatë arrestimit të një migranteje të dyshuar për krime të dhunshme. Mes atyre që u përplasën me policinë ishte dhe shqiptarja Etel Haxhiaj, këshilltare bashkiake në qytetin Worcester të Massachusetts-it. Ajo akuzohet se ka nxitur dhunë dhe ka sulmuar oficerë të policisë dhe agjentë federalë.

Etel Haxhiaj sfidon policinë amerikane gjatë arrestimit të

Incidenti ndodhi gjatë arrestimit të Ferreira de Oliveiras, një migrante e paligjshme e akuzuar për dhunë të rëndë, përfshirë sulm ndaj një gruaje shtatzënë. Pamjet filmike tregojnë një turmë prej rreth 25 personash që përpiqeshin të pengonin arrestimin, ndërsa vajza e të ndaluarës i doli përpara makinës së ICE-së me foshnjën në krah.

Etel Haxhiaj sfidon policinë amerikane gjatë arrestimit të

Sipas Sindikatës së Policisë në Worcester, Haxhiaj jo vetëm që mori pjesë në protestë, por edhe shtyu dhe sulmoi oficerët, duke nxitur të tjerët të veprojnë njësoj. “Veprimet e saj vunë në rrezik sigurinë e oficerëve dhe të qytetarëve,” thuhet në deklaratën e sindikatës, që kërkon hetim etik dhe masa ligjore ndaj saj.

Etel Haxhiaj sfidon policinë amerikane gjatë arrestimit të

Ngjarja ka nxitur reagime të forta në opinionin publik amerikan dhe po hetohet ende nga autoritetet, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ngritjes së akuzave të tjera./K.C/dritare.net