Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shteti shqiptar kërkon ekstradimin e Arben Ahmetajt!

Shteti shqiptar kërkon ekstradimin e Arben Ahmetajt!

SPAK ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra, i shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Zvicër, aty ky Ahmetaj është arratisur që prej korrikut të vitit 2023.

Shkresa për Ahmetajn u bë me dije gjatë relatimit të fakteve në procesin në themel për dosjen ‘Buka’ ku u vendos të vijojë procesi në mungesë për ish numrin 2 të qeverisë.

Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, deklaroi para trupës gjykuese se për këtë çështje klienti i tij nuk ka asnjë masë sigurie, duke theksuar se masa e vendosur nga autoritetet shqiptare lidhet me një procedim tjetër.

Në dosjen “Buka”, Arben Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre, me një dëm të llogaritur ekonomik prej 7 miliardë lekësh. Procesi pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe dëshmive të administruara nga Prokuroria. Arben Ahmetaj ndodhet në arrati që prej korrikut 2023. Ish-zv.kryeministri aktualisht qëndron në Zvicër ku dhe ka kërkuar azil politik./L.F-dritare.net