Pijet dietike nuk janë të sigurta, dëmtojnë mëlçinë!
Dritare.net

Një studim i ri tregon se edhe një kanaçe pije dietike në ditë mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë yndyrore me 60%. Ndërsa një pije me sheqer e rrit rrezikun me 50%.
Kjo sëmundje, e njohur si NAFLD, ndodh kur yndyra grumbullohet në mëlçi edhe te njerëzit që nuk pijnë alkool.
Me kalimin e kohës, mund të çojë në cirrozë dhe madje kancer të mëlçisë. Sot, thuajse 4 në 10 njerëz në SHBA vuajnë nga kjo gjendje.
Autori i studimit, Lihe Liu, thotë:
“Shumë njerëz mendojnë se pijet dietike janë të sigurta, por studimi ynë tregon të kundërtën.”
Studimi analizoi 124 mijë persona për 10 vite dhe zbuloi:
Uji ul rrezikun me 13–15% nëse zëvendëson pije me sheqer ose dietike.
Kalimi nga pije me sheqer te pije dietike nuk të ndihmon fare.
Të dyja llojet e pijeve me sheqer dhe dietike dëmtojnë mëlçinë.
Ekspertët shpjegojnë se:
Pijet me sheqer rrisin shpejt nivelin e glukozës dhe insulinës, duke shkaktuar shtim të yndyrës në mëlçi.
Pijet dietike, ndonëse pa kalori, mund të prishin bakteret e zorrëve, të nxisin dëshirën për të ëmbla dhe të ndikojnë tek insulina.
Specialisti i Stanford-it, Sajid Jalil, thotë:
“Ky është një nga studimet më të forta deri tani. Uji është pija më e sigurt për shëndetin e mëlçisë.”
Mesazhi i studimit është i qartë: Pijet e gazuara edhe ato dietike nuk janë të padëmshme. Uji është zgjedhja më e mirë. /CNN