Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndeshja Shqipëri-Angli, reagon kryeministri Rama: Faleminderit pavarësisht rezultatit!

Ndeshja Shqipëri-Angli, reagon kryeministri Rama: Faleminderit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas finalizimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, e cila u mbyll me rezultatin 0-2 në avantazh të Anglisë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama falënderon kombëtaren shqiptare, pavarësisht rezultati që shënoi sot.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT. Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit./ dritare.net