Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Siguria ushqimore, ngrihet një Komision vlerësimi për AKU-në!

Siguria ushqimore, ngrihet një Komision vlerësimi për
Ministrja Anila Denaj

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, njoftoi masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit dhe transparencës në aktivitetin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), pas shtimit të ankesave dhe shkeljeve të konstatuara në terren.


Ministrja ka urdhëruar pezullimin e të gjitha inspektimeve pa planifikim paraprak dhe të pa miratuara, si dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm vlerësimi me 5 anëtarë, 3 prej të cilëve nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Komisioni do të rivlerësojë trupën aktuale të inspektorëve të AKU-së, si dhe do të merret me përzgjedhjen e aplikantëve të rinj, me synim krijimin e një profili të ri inspektues në përputhje me ligjin “Për inspektimet” dhe në mbrojtje të interesit të konsumatorit.

“Kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit te inspektimeve pa planifikim paraprak dhe të pamiratuara. Ky urdhër ka një bazë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm me 5 anëtarë. Falenderoj mbështetjen e UBT, i cili do të ketë tre anëtarë në këtë komision. Komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar inspektorët e AKU. Aplikantët e rinj do të jenë fokusi i këtij institucioni që do të sjellë një qasje dhe etikë të re.”, tha Denaj./E.P-dritare.net