Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot nata e parë e Eurovision, Rama: Suksese Shqipërisë

Sot nata e parë e Eurovision, Rama: Suksese Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama i ka uruar suksese Shkodrës Elektronike, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion.

Sonte në Bazel të Zvicrës mbahet nata e parë e "Eurovision Song Contest 2025". Shqipëria do të përfaqësohet nga grupi "Shkodra Elektronike" me këngën "Zjerm".

Sipas renditjes së shpallur më 27 mars, Shqipëria do të performojë e 12-ta në gjysmëfinalen e parë.​

“Duke i uruar suksese Shqipërisë sonte në Eurovision, me Beatriçen dhe Kolën nga Shkodra Elektronike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./L.F-dritare.net