Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së

Të martën, më 9 dhjetor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë për emërimin e Joni Ketës në krye të BKH-së. Aktualisht ai ushtron detyrën e zëvendës-drejtorit të Byrosë dhe u propozua si kandidat për drejtues pas një procesi përzgjedhës që zgjati disa muaj.

Në garë për këtë post ishin gjithsej shtatë kandidatë — ndër ta zyrtarë të lartë të policisë dhe edhe prokurorë. Në mandatin e parë 5-vjeçar, BKH-në e drejtoi Aida Hajnaj.

Nëse zgjidhet, Joni Keta do të marrë drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime, duke udhëhequr një nga institucionet kryesore në betejën kundër krimit dhe korrupsionit./L.F-dritare.net