Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Studentët e mjekësisë në protestë: Jemi elita e këtij vendi, nuk tërhiqemi nga bojkoti!

Studentët e mjekësisë në protestë: Jemi elita e

Ky vit i ri akademik i ka gjetur studentët e mjekësisë me bojkot e protesta, pasi kundërshtojnë kontratën 5-vjeçare e cila i detyron ata të punësohen në vend pas përfundimit të ciklit të studimeve.

Lidhur me protestën, studentët janë shprehur se kjo po mbahet pasi ata kërkojnë të drejtën e tyre dhe se kjo është dita e parë e bojkotit.

Sakaq citojnë se në protestën e tyre ata do vazhdojnë të ngrenë zërin se mjekësia është elita e këtij vendi

“Nuk po luftojmë vetëm për një të drejtë tonën. Kemi që nga korriku që protestojmë. Ky popull që meriton kaq shumë të marrë shërbimin e merituar. Jo siç ndodh sot, kjo është vetëm dita e parë e bojkotit. Shpresoj që në ditët në vijim do të jemi më shumë, do vazhdojmë t'i përmendim vazhdimisht popullit dhe qeverisë që mjekësia është elita e këtij vendi. Ne nuk jemi tradhtarë siç na kanë përmendur shpesh herë nëpër studio.

Nuk jemi ne ata që i shpërdorojmë taksat e këtij populli. Ne jemi ata që sakrifikojmë sa e sa vite të jetës vetëm që të përgatitemi e ti shërbejmë popullit në mënyrën më dinjitoze që të mos vuajnë nëpër spitale, por për t’iu dhënë një jetë me dinjitet. Shumë e vërtetë që mjekët largohen, por ky është faji individual i atyre që ikin dhe faji i instancave shtetërore, që nuk ua mundësojnë kushtet dhe sigurinë. Për këtë arsye mjekët largohen”, tha një prej tyre./M.K-dritare.net