Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tetori rozë, Rama: Thirrja ime e përvitshme për nënat, kryerja e mamografisë!

Tetori rozë, Rama: Thirrja ime e përvitshme për nënat,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me tetorin rozë, ku në ‘Facebook’ ka bërë thirrje që të gjitha gratë dhe vajzat duhet të kryejnë mamografinë.

Rama shkruan se kryerja kontrolleve i ndihmon gratë, vajzat dhe nënat që të parandalojnë surprizat e padëshiruara shëndetësore.

“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet për t'u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar kryeministri./M.K-dritare.net