Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 4 anëtarët humbin jetën nga monoksidi i karbonit!

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 4 anëtarët humbin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku katër anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën tragjikisht për shkak të helmimit nga monoksidi i karbonit. Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Porcari, një komunë në fushën e Luccës, në rajonin e Toskanës.

Sipas autoriteteve lokale, shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë nga mos funksionimi i një kaldaje në banesën e tyre ishte me defekt. Kaldaja ka shkaktuar rrjedhjen fatale të monoksidit të karbonit. Viktimat janë një çift bashkëshortësh me origjinë shqiptare, babai 48 vjeç dhe nëna 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, një 22-vjeçar dhe një 15-vjeçar.

Një anëtar i pestë i familjes, vëllai i kryefamiljarit, u shpëtua në gjendje kritike. Ai kishte shkuar në banesë pasi familjarët nuk po u përgjigjeshin telefonatave. Sapo mbërriti, ai njoftoi karabinierët. Kur forcat e rendit hynë në shtëpinë trekatëshe, gjetën tryezën e darkës të shtruar dhe katër trupat e pajetë në dysheme.

Gjatë operacionit të shpëtimit, edhe dy oficerë të karabinierëve pësuan shenja të lehta helmimi, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. I mbijetuari u dërgua me urgjencë në Spitalin Cisanello, ku po merr trajtim intensiv.

Kryetari i bashkisë së Porcarit, Leonardo Fornaciari, mbërriti në vendngjarje dhe shprehu tronditjen e thellë për këtë tragjedi, duke theksuar se e gjithë komuniteti është i shokuar nga humbja e rëndë që ka prekur qytetin e vogël, vetëm pak kilometra larg Luccës./ Corriere della Sera