Na ndiqni edhe në

Bota

Balerina ekzotike: Princi Andrew dhe Epstein më morën në shtëpi dhe më kërkuan akte seksuale

Balerina ekzotike: Princi Andrew dhe Epstein më morën në

Sipas një letre ligjore të publikuar në kuadër të dokumenteve të fundit për Jeffrey Epstein, Princi Andrew (Andrew Mountbatten-Windsor) dhe vetë Epstein akuzohen se i kanë kërkuar një balerine ekzotike të kryente akte seksuale në shtëpinë e Epstein në Florida, rreth vitit 2006. Avokatët e gruas, identiteti i së cilës nuk bëhet publik, thonë se ajo ishte ftuar bashkë me balerina të tjera nga një klub striptizmi në West Palm Beach dhe se i ishte premtuar pagesë prej 10,000 dollarësh për të kërcyer.

Sipas letrës, pasi mbërriti në shtëpi, gruaja pa edhe vajza të tjera të reja të veshura në mënyrë provokuese, disa prej të cilave dukeshin shumë të mitura. Ajo u shoqërua në kat të dytë, ku Epstein e prezantoi me Princin Andrew. Pas kërcimit, gjatë të cilit ajo u zhvesh deri sa mbeti vetëm me të brendshme, Epstein dhe Andrew i kërkuan të merrte pjesë në një treshe. Ajo u shpreh se ishte punësuar vetëm për të kërcyer, jo për marrëdhënie seksuale, por sipas pretendimeve, ata e bindën të kryente “akte të ndryshme seksuale”, duke i premtuar se do ta paguanin më vonë.

Letra pohon se pas ngjarjes asaj iu ofrua edhe një udhëtim në Ishujt e Virgjër, të cilin ajo e refuzoi. Në fund, ajo mori vetëm 2,000 dollarë nga 10,000 të premtuarat. Avokatët thonë se gruaja nuk i kishte ndjekur më herët këto pretendime sepse ndihej e turpëruar dhe e trajtuar “si prostitutë”, edhe pse punonte si balerinë ekzotike. Në vitin 2011, ajo kërkoi 250,000 dollarë në këmbim të ruajtjes së konfidencialitetit, por nuk është e qartë nëse çështja u zgjidh ndonjëherë.

Dokumentet zbulojnë gjithashtu se Epstein kishte organizuar në vitin 2010 një darkë në Londër mes Princit Andrew dhe një gruaje ruse 26-vjeçare, dy vjet pasi Epstein ishte dënuar për shfrytëzim seksual të një të miture. Email-et tregojnë se Epstein ndërmjetësonte takime të tilla edhe me burra të tjerë të fuqishëm ndërkombëtarisht. Gruaja ruse më pas e falënderonte Epstein, duke e quajtur udhëtimin dhe takimin “një aventurë shumë të veçantë”.

Princi Andrew vazhdon të mohojë çdo akuzë. Megjithatë, ai ndodhet nën presion në rritje për të dëshmuar mbi marrëdhënien e tij me Epstein. Ai është përballuar edhe akuza të tjera, përfshirë pretendimet e Virginia Giuffre se ishte abuzuar seksualisht kur ishte adoleshente pasi ishte trafikuar nga Epstein. Kjo çështje civile u mbyll në vitin 2022 me një marrëveshje financiare, pa pranim faji nga ana e Andrew./K.C/dritare.net