
Mbrëmjen e sotme ka pasur sërish probleme me energjinë elektrike në zonën e Lungonares në Vlorë. Investimi në rrjetin e ujësjellësit ka dëmtuar sërish linjat elektrike, duke lënë pa energji elektrike rreth 300 abonentë në Lungomare.
Ndërkohë, pas konstatimit të defektit, kanë shkuar në terren grupet e OSHEE-së për rikuperimin e defektit, me qëllim bërjen të mundur të kthimit të energjisë.
Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër që firma që po shtron linjat e ujësjellësit dëmton kabllot e rrymës elektrike, duke lënë pa energji elektrike zona të caktuara./dritare.net