Veliaj kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda
E Mërkurë 4 Shkurt 2026, 16:04
Dritare.net

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi i çështjes.
Kërkesa do të merret në shqyrtim nga gjyqtari Bib Ndreca.
Në seancën e fundit të zhvilluar dy ditë më parë në GJKKO, Veliaj, përmes përfaqësuesve të tij ligjorë, është shprehur se procesi në zhvillim “ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor”./K.C/dritare.net