Tregu i ish-Uzinës së Dinamos u shkrumbua nga zjarri, policia: Ja shkaku!
E Shtunë 10 Janar 2026, 13:01
Dritare.net

Policia e Tiranës ka dalë për herë të parë me një njoftim për zjarrin masiv që shkrumboi tregun e ish-Uzinës së Dinamos në Tiranë. Blutë e kryeqytetit thonë se pasojat e zjarrit ishin aksidentale për shkak të një shkëndije elektrike.
“Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme”, njofton Policia.