Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Hidrovorët kanë funksionuar pa ndërprerje. Ja bilanci i dëmeve!

Rama: Hidrovorët kanë funksionuar pa ndërprerje. Ja bilanci i

Nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama u zhvillua mbledhja e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, ku u bë përditësimi i situatës së krijuar nga moti i keq dhe reshjet intensive të ditëve të fundit.

Kryeministri theksoi se vendi nuk po përballet thjesht me mot të keq, por me një gjendje atmosferike të zgjatur dhe të rëndë, e shkaktuar nga përplasja e masave ajrore të ftohta dhe të ngrohta, si pasojë e ndryshimeve klimatike. Sipas tij, fenomeni ka prekur gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Rama bëri thirrje për durim, qetësi dhe solidaritet, duke theksuar se situata nuk zgjidhet me akuza, protesta apo slogane politike, por me ndihmë konkrete për qytetarët e prekur.

Sa i përket situatës në terren, Kryeministri bëri të ditur se:

Janë evidentuar 1 587 banesa me prani uji
Janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje
Janë prekur mbi 13 mijë hektarë tokë bujqësore
Janë raportuar dëmtime në disa objekte arsimore dhe shëndetësore
Një punonjës i Bashkisë Durrës është gjetur i pajetë
Ai theksoi se reshjet kanë qenë jashtëzakonisht të larta, deri në 300 mm për disa ditë, sa reshjet mesatare mujore të janarit, duke shkaktuar rritje të lumenjve kryesorë në vend.

Rama hodhi poshtë akuzat për mosfunksionim të hidrovorëve, duke deklaruar se ata kanë qenë në punë pa ndërprerje, ndërsa shkarkimet nga hidrocentralet janë kryer në mënyrë të kontrolluar. Ai shtoi se Shkodra ka qenë qarku më i prekur, por janë shmangur përmbytje masive falë ndërhyrjeve parandaluese.

Kryeministri bëri me dije se në dekadën e fundit janë investuar rreth 250 milionë euro në infrastrukturën e kullimit dhe mbrojtjes ujore, ndërsa vetëm vitin e kaluar janë shpenzuar 25 milionë euro, me investime të tjera të planifikuara edhe për këtë vit.

Në përfundim, Rama garantoi se qeveria do të dëmshpërblejë familjet e prekura, do të vijojë punën 24 orë në të gjithë territorin dhe kërkoi angazhim të drejtpërdrejtë nga deputetët dhe pushteti vendor pranë qytetarëve, deri në kapërcimin e plotë të situatës./L.F-dritare.net