Zjarri masiv te "5 Maji"/ Ristani: Janë djegur magazinat, s'ka dëme në njerëz
Dritare.net

Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anduela Ristani, deklaroi për mediat se zjarr i konsiderueshëm ka përfshirë magazinat e parkut industrial në lagjen “5 Maji”.
“"Situata paraqitet nën kontroll. Është vendosur ajo që quhet perimetër sigurie, që zjarri të mos përhapet në mjedise të tjera. Nuk ka rrezikshmëri për banorët përreth, as ndërtesat rezidenciale përreth, as në biznese. Sipërfaqja e zjarrit është goxha e konsiderueshme, e madhe, serioze. Nga kapanoni i parë kaloi te i dyti, pasi zjarrfikësit nuk mundën ta ndalonin atë. Është herët për të folur për bilance. Bëhet fjalë për biznese tekstilesh, materiale lehtësisht të ndezshme. Do të ketë një moment për bilancin dhe evidentimin e dëmeve që kanë ndodhur. Dëmi është voluminoz. Nuk mund të flasim paraprakisht, pasi ka një proces. Zjarrfikësit tanë kanë një eksperiencë të gjatë në zbulimin e shkaqeve dhe duhet t’i japim kohë",- tha Ristani./K.C/dritare.net