Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Delegacioni i BE-së reagon për përmbytjet: Jemi të gatshëm të ndihmojmë

Delegacioni i BE-së reagon për përmbytjet: Jemi të

Pas përmbytjeve që kanë prekur disa zona të vendit, Delegacioni i Bashkimit Evropian reagoi në rrjetin social X, duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur popullin shqiptar.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian po i ndjek me shqetësim përmbytjet në të gjithë Shqipërinë.

Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile Evropiane dhe Operacionet e Ndihmës Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe imazhet përkatëse nga sateliti Copernicus. Së bashku me shtetet anëtare, BE-ja qëndron e gatshme të mbështesë popullin shqiptar për t’u përballur me motin ekstrem, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së./dritare.net