Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trump kërcënon: Ja si do ta marrim kontrollin e Grenlandës

Trump kërcënon: Ja si do ta marrim kontrollin e Grenlandës

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se popullsia e Grenlandës do të mirëpriste një marrëveshje për t’iu bashkuar Shteteve të Bashkuara, pavarësisht se banorët e ishullit kanë shprehur qartë kundërshtimin e tyre ndaj kësaj ideje.

“Nuk kam folur ende me ta. Kur të flas me ta, jam i sigurt se do të jenë të entuziazmuar,” tha Trump gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur për mënyrat e mundshme për të marrë kontrollin e ishullit arktik, Trump la të kuptohet se nuk do të kufizohej vetëm te tarifat doganore. “Do ta zbuloni vetë,” tha presidenti, kur u pyet se sa larg do të shkojë për të siguruar kontrollin mbi Grenlandës. Ai shtoi se nëse një vendim i Gjykatës së Lartë kundër tarifave të tij pengon strategjinë, do të përdorë “diçka tjetër” dhe se po shqyrton “fjalën licenca” dhe “të tjera gjëra”. Megjithatë, ai theksoi se tarifat mbeten qasja e preferuar: “Ajo që po bëjmë tani është më e mira, më e forta, më e shpejta, më e lehta dhe më pak e ndërlikuar.”

Trump gjithashtu tha se ka “shumë takime” të planifikuara për të diskutuar për Grenlandën, por nuk do të marrë pjesë në samitin emergjent të Grupit të 7-ës, të propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron. “Mendoj se gjërat do të shkojnë mjaft mirë,” tha Trump, duke shtuar se takimet e tij do të jenë vetëm me njerëzit që janë të përfshirë direkt në këtë çështje./K.C/dritare.net