Turizmi në Shqipëri shënon rritje rekord në 2025. Ja sa të ardhura solli!
E Hënë 30 Mars 2026, 14:02
Dritare.net

Turizmi vijon të mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik në Shqipëri, duke shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025.
Sipas të dhënave, publikuar nga Ministri i Turizmit Blendi Gonxhja, rreth 12.4 milionë shtetas të huaj vizituan vendin, duke shpenzuar në total 5.72 miliardë euro, një rritje prej 15% krahasuar me vitin e mëparshëm. Kulmi i sezonit veror solli ndikimin më të madh ekonomik, ku vetëm në tremujorin e tretë u regjistruan 2.3 miliardë euro shpenzime.
Këto tregues konfirmojnë rolin kyç të turizmit në ekonominë shqiptare, duke kontribuar në rritjen e investimeve, hapjen e vendeve të reja të punës dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në vend./L.F-dritare.net
