Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U ktheva nga Anglia dhe ndërtova bujtinën më të bukur mbi Kanionet e Osumit! 

U ktheva nga Anglia dhe ndërtova bujtinën më të bukur mbi

Skrapari është i rrethuar me mrekulli. Që nga tunelet e Pirogoshit, Ura e Kasabashit, shpella e Pirogoshit, te Kanionet e Osumit, Gjurma e Abaz Aliut, Mulliri i Babait, Tunelet e ish-Thesarit të Shtetit, Vrima e Nuses, Tyrbja e Abaz Aliut, çfarë nuk ka në Skrapar e Çorovodë, vetëm presin që ju t'i zbuloni.

U ktheva nga Anglia dhe ndërtova bujtinën më të bukur mbi

Nëse do shkoni në Skrapar këtë vjeshtë dhe do vizitoni Kanionet e Osumit, një ndalesë do ta bëni patjetër te Gest House Bracaj, një prej vendeve më të bukura të kanioneve, aty ku ndaloi edhe stafi i DritareTv për të xhiruar.

U ktheva nga Anglia dhe ndërtova bujtinën më të bukur mbi

Në këtë bujtinë gjen gjithçka, që nga rakia e Zaberzanit, deri te rehania dhe byrekët tradicionalë të Skraparit. Çdo gjë në këtë bujtinë është bio.

U ktheva nga Anglia dhe ndërtova bujtinën më të bukur mbi
“Kemi baxhon tonë ku prodhojmë djathë, gjalpë, por kemi edhe fermë pulash. Çdo gjë është bio dhe e zonës sonë. Edhe frutat, perimet i kemi tonat. “, tregon për gazetaren Rudina Xhunga, pronari i bujtinës.


Në ketë bujtine mund të hash, por edhe të flesh nëse je lodhur nga rruga. Një pjesë e mirë e turistëve, kryesisht të huaj, që zgjedhin të vizitojnë Çorovodën cep e më cep, kalojnë edhe natën në këtë bujtinë, që ka panoramën më të bukur që ju kanë zënë sytë, dhomat me pamje përballë kanioneve të Osumit.

U ktheva nga Anglia dhe ndërtova bujtinën më të bukur mbiU ktheva nga Anglia dhe ndërtova bujtinën më të bukur mbi

Bujtina Bracaj është ndërtuar nga një djalë i ri, i cili la Anglinë për të ngritur një mrekulli si kjo mbi kanione. Kur e pyeti gazetarja pse u kthye, se më tha mendja u shpreh ai.

“Unë u ktheva nga Anglia për të bërë këtë bujtinë. Punova atje 7 vjet edhe u ktheva. Më tha mendja ktheu edhe u ktheva. Po shihja që turizmi po rritej shumë. Ndaj ndërtova këtë bujtinë.”, u shpreh ai./K.C/dritare.net

U ktheva nga Anglia dhe ndërtova bujtinën më të bukur mbi