Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U mbytën dy vëllezërit e mitur. Si ndodhi ngjarja në Elbasan!

U mbytën dy vëllezërit e mitur. Si ndodhi ngjarja në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Elbasanit, ku dy fëmijë të mitur kanë humbur jetën tragjikisht pasi u mbytën në ujërat e një lumi.

Sipas burimeve për mediat, viktimat janë dy vëllezër, përkatësisht 8 dhe 10 vjeç. Ata kishin hyrë në ujë për t’u larë ndërsa ndodheshin bashkë me nënën e tyre duke ruajtur bagëtitë.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se fëmijët janë marrë nga rrjedha e fortë e lumit dhe për shkak të mungesës së masave të sigurisë, nuk kanë arritur të dalin më në breg. Trupat e tyre janë gjetur pas disa minutash kërkimesh.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë tek familjarët, të cilët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./K.C/dritare.net