
U shpall kampione Europe, Rama shahistes 13-vjeçare: Urime!
E Diel 1 Tetor 2023, 17:05
Dritare.net
Sportistja shqiptare, Kler Çaku e cila përfaqëson Teutën u shpall kampione Europe në shah, në kampionatin Europian të zhvilluar në Slloveni. 13-vjeçarja, edhe pse rivaliteti ishte i madh, bëri mjaft mirë, duke marrë kështu një sukses të merituar.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “URIME KAMPIONE- KLER ÇAKU, 13-vjeçarja shqiptare shpallet KAMPIONE EUROPE në shah, në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14 vjeç”./dritare.net
URIME KAMPIONE❤️ KLER ÇAKU, 13-vjeçarja shqiptare shpallet KAMPIONE EUROPE në shah, në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14 vjeç???????????? #KrenarpërShqipërinë????????????
Posted by Edi Rama on Sunday, October 1, 2023

















